Krijimi i tregut të përbashkët rajonal, jepet alarmi: Bizneset shqiptare do të mbyllen

Publikuar tek: ekonomi, më 19:56 06-01-2018 Krijimi i tregut të përbashkët rajonal, jepet alarmi: Bizneset shqiptare do të mbyllen

Plani për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal i ka gjetur bizneset në Shqipëri të papërgatitura. 

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë në një intervistë për Monitor foli për situatën alarmante të bizneseve për hapjen e tregjeve rajonale. Sipas tij pasojat e mospërgatitjes do të bëjnë që fillimisht fabrikat të përthithen nga fabrikat rajonale ose në rastin më të mirë të falimentojnë.

Shkodra theksoi se bizneset nuk janë vënë në dijeni për këtë plan, ndërsa Serbia ka 3 vite që punon për këtë gjë, duke bërë që të jenë në avantazh. Kësaj i shtohet dhe fakti që pothuajse gjithë rajoni po ndjek politika subvencionimi ndaj prodhimeve vendase, ndryshe nga Shqipëria.

Sakaq, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve tha se mungon edhe një analizë për efektet që do të ketë procesi i krijimit të zonës së lirë ekonomike. Në këto kushte pritet që të jetë një dështim sipas Shkodrës.

Më shumë në këtë kategori: « “Investitorë, hajdeni në Shqipëri nuk mjafton”…6 arsyet pse bizneset e huaja stepen për investime në vend
Biznesi i vogël me TVSH, Tatimet: Ja sa afat ka për të bërë deklarimet »
Article Logic
Execution time: 0.025243997573853
array(1) { ["section"]=> string(91) "krijimi-i-tregut-te-perbashket-rajonal-jepet-alarmi-bizneset-shqiptare-do-te-mbyllen-105685" }