Krijimi i ushtrisë dhe dialogu me Serbinë, Thaçi nga SHBA drejt Londrës

Publikuar tek: rajon, më 20:12 06-12-2018 Krijimi i ushtrisë dhe dialogu me Serbinë, Thaçi nga SHBA drejt Londrës Duncan-Thaçi, foto e postuar nga Sir Alan Duncan ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas vizitës në SHBA është nisur dhe në Britaninë e Madhe për të diskutuar rreth krijimit të Ushtrisë dhe situatës së nxehtë me Serbinë.

Thaçi është takuar ditën e sotme në Londër me ministrin për Europën dhe Amerikën në qeverinë britanike, Sir Alan Duncan dhe i ka treguar për përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Gjithashtu Presidenti është shprehur se vendi po punon me hapa të mëdha për të realizuar reformat dhe ka interes të vazhdojë po me këto hapa që të arrihet një marrëveshje paqësore dhe e qëndrueshme me Serbinë.

Ndërsa Duncan, nga ana e vet është shprehur se Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik si dhe vlerëson rolin e saj në stabilitetin e rajonit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta të dhunshme në Athinë, anarkistët qëllojnë me molotov policinë
Ambasadori amerikan mbështet krijimin e Ushtrisë: Kosova të ketë aftësi vetëmbrojtëse »
Article Logic
Execution time: 0.0041418075561523
array(1) { ["section"]=> string(77) "krijimi-i-ushtrise-dhe-dialogu-me-serbine-thaci-nga-shba-drejt-londres-144183" }