Krijimi i ushtrisë, Haradinaj: Nuk rrezikon marrëdhënien me NATO-n

Publikuar tek: rajon, më 14:07 06-12-2018 Krijimi i ushtrisë, Haradinaj: Nuk rrezikon marrëdhënien me NATO-n

‘Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj  gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Serbia është mobilizuar dhe po e shpjegon Kosovën si vend që ka dalë prej binarëve të vet.

“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit.  Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me paraqit Kosovën si vend i dalur prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim. Ne gjithë mundemi me ju kthy përgjigje të qartë se askush nuk ka nevojë për jostabilitet. Ne gjithë punojmë për ma shumë paqe, të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për me mujt me nxjerr Kosovën të çrregulluar është Beogradi zyrtar”, është shprehur Haradinaj, raporton lajmi.net.

Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën.

“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dështon rezoluta e LDK dhe Vetëvendosjes për mosrealizimin e vizave
Krijimi i ushtrisë/ Haradinaj në lidhje telefonike me sekretarin e NATO-s, zbardhen DETAJE nga biseda »
Article Logic
Execution time: 0.004188060760498
array(1) { ["section"]=> string(71) "krijimi-i-ushtrise-haradinaj-nuk-rrezikon-marredhenien-me-nato-n-144147" }