Krijohet FLD, Basha rikthen “KOP-in 2”, forumin që e futi në politikë

Publikuar tek: politike, më 17:11 11-12-2015 Krijohet FLD, Basha rikthen “KOP-in 2”, forumin që e futi në politikë

Është themeluar në Partinë Demokratike “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”, një organizatë jo-qeveritare që sipas kësaj partie ka për qëllim të kontribojë për zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e vlerave liberal-konservatore në Shqipëri.

Një nismë kjo e kryetarit Basha e ngjashme me atë të paraardhësit të tij Sali Berisha, kur në vitin 2004 themeloi “Komitetin e Orientimit të Politikave”, që u ngarkua me  përgjegjësinë e hartimit të programit të ri qeverisës, me të cilin PD u prezantua në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2005.

Asokohe, Lulzim Basha ishte kryetar i KOP dhe anëtarë të kësaj organizate ishin disa nga emrat më të rëndësishëm të PD-së që sot drejtohet nga vetë Basha, si Majlinda Bregu, Albana Vokshi apo Aldo Bumçi.  

FLD ruan të njejtën formë si KOP-i i dikurshëm, ndërsa kryetar i saj kësaj here nuk është zgjedhur një emër i panjohur për politikën si Basha në vitin 2004, por një themelues i PD-së, Arben Imami.  Anëtarë janë përzgjedhur Blerta Zilja, Dritan Shano, Mateo Spaho, Merlinda Hoço, Nevila Xhindi dhe Reila Bozdo.

Në mbledhjen inagruese të pranishëm përveç Bashës dhe Berishës ishin edhe analistë dhe ekspertë të njohur të ekonomisë dhe politikës në vend.

Debate u zhvilluan mes ekonomistëve Arben Malaj dhe Florion Mima, si dhe midis Blendi Fevziut, Preç Zogajt dhe Arben Imamit.

Në këtë mbledhje Basha bëri sërish thirrje për mosbindje civile deri në dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

Qëllimet kryesorë të FLD-së:

1- Promovimin e mendimit liberal demokratik në Shqipëri

2- Nxitjen e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të anëtarëve të PD-së dhe organizatave të saj lidhur me liberalizmin konservator.

3- Të zhvillojë dhe të përkrahë nisma që synojnë promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje, si edhe pjesëmarrjen qytetare në procesin demokratik në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha fton Ramën, Metën dhe Topin në ceremoninë e 25 vjetorit të Partisë Demokratike
Kur Besim Ndregjoni i recitonte Enver Hoxhës »
Article Logic
Execution time: 0.046038150787354
array(1) { ["section"]=> string(71) "krijohet-fld-basha-rikthen-kop-in-2-forumin-qe-e-futi-ne-politike-27537" }