Krijohet shoqëria e re 'Albgaz" me kapital 100% shtetëror

Publikuar tek: ekonomi, më 16:19 08-12-2016 Krijohet shoqëria e re 'Albgaz ilustruese

Pas propozimit nga ministria e Ekonomisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e shoqërisë “Albgaz’ SH.A, e cila do të funksionojë si operato i kombinuar duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së gazit natyror.

Kjo kompani do të krijohet duke i shkëputur shoqërisë shtetërore të naftës "Albpetrol" pjesën që ka të bëjë me gazin, e cila do të jetë me kapital 100 për qind shtetëror.

“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Albagaz”, sh.a., të jetë 359 068 000 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë. Kjo vlerë e kapitalit fillestar përfaqëson vlerën me të cilën do të zvogëlohet kapitali i shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., pas shkëputjes së njësisë së gazit”, thuhet në pikën 2 të vendimit”.

Me regjistrimin në QKB, shoqëria “Albgaz”, SH.A. do të aplikojë pranë Entit Rregullator të Energjisë për çertifikim, si operator transmetimi, sipas procedurave të përcaktuara “Për sektorin e gazit natyror”, si dhe për pajisjen me licencë për transmetimin e shpërndarjen e gazit natyror. 

vendimi_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023970127105713
array(1) { ["section"]=> string(60) "krijohet-shoqeria-e-re-albgaz-me-kapital-100-shteteror-62020" }