Krimet e komunizmit/ Deputeti çek në Tiranë: Të hapen dosjet, të dalin emrat (TREGON PËRVOJËN E TIJ)

Publikuar tek: barometri, më 08:37 17-07-2018 Krimet e komunizmit/ Deputeti çek në Tiranë: Të hapen dosjet, të dalin emrat (TREGON PËRVOJËN E TIJ) Pavel Zacek, deputet cek

Deputeti i njohur çek Pavel Zacek, ish drejtori i institutit të Studimeve të Regjimeve Totalitare dhe Arkivave në Çeki erdhi sot në Shqipëri për të qenë pjesë e konferencës  “Zbardhja e krimeve të komunizmit në epokën dixhitale” në Tiranë ku u prezantua arkiva online për viktimat e komunizmit, kujto.al.

Sakaq në studion e FaxNews deputeti ndau eksperiencën çeke duke pohuar se aty nuk u kursye askush kur erdhi puna te hapja e dosjeve të krimeve.

“Në Çeki në vitin 1996 u hapën dosjet e plota, ccdo gje bëheshe publike nuk kanë kursyer asnjë. Ne vendosëm të mos fshimë asnjë emër, kjo është mënyra më e mirë për të treguar historinë e vendit tonë.

Sigurisht që pati shqetësime duke publikuar emra por nuk u kthye në një problem për shoqërinë”, tha deputeti çek ndërsa u ndal edhe te dixhitalizimi i këtij procesi kaq të rëndësishëm.

“Pas pak kohësh ne filluam të dixhitalizojmë dokumenatat, të paktën 30 milion dosje të cilat janë edhe online. Mund te hysh ne ëebsite dhe ccdo gje eshte e hapur e aksesueshme jo vetem për ccekët por për gjithë botën. Hapja e dosjeve nuk ka kursyer askënd madje edhe Ish presidenti ka një dosje që e ka online. madje çdo kush mund ta marrë në shtëpi dosjen me nje pagesë të vogël, për ta shqytuar atë. Që në ‘92 kur lindi procesi ishte deshira e madhe për të zbuluar bashkëpunëtorët e tradhëtarët. Ata që kishin vuajtur nëpër burgje i treguan njerëzve për atë që kanë kaluar, që vuajtjet e tyre që të bëheshin publike. Duhet të hapen jo vetëm dosjet e viktimave por edhe dosjet e oficerëve që kanë punuar për të kuptur se si funksiononte në Shqipëri. Është shumë e rëndesishme për të hapur dosjet për të kuptuar mekanizmin me të cilin ata punonin për të shkuar brenda natyrës kriminale. Duhet te dalin emrat, nuk ka kuptim të mbahen të fshehur. Nëse tentojmë t’i mbajmë të fshehur, nuk i nderojmë viktimat”, u shpreh Pavel Zacek.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014917850494385
array(1) { ["section"]=> string(102) "krimet-e-komunizmit-deputeti-cek-ne-tirane-te-hapen-dosjet-te-dalin-emrat-tregon-pervojen-e-tij-128149" }