Krimet e Rënda lënë në burg Shkëlqim Mirin: Me tumor, por s’rrezikon

Publikuar tek: barometri, më 08:25 30-12-2017 Krimet e Rënda lënë në burg Shkëlqim Mirin: Me tumor, por s’rrezikon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin përfundimtar për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili u arrestua me akuzën e korrupsionin në nëntor të këtij viti.

Miri, përmes avokatit të tij, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për arsye shëndetësore. Sipas avokatit Miri vuan nga një tumor në kokë.

Por, kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të ekspertizës mjeko-ligjore, procedurë që ka zgjatur rreth një javë, është arritur në përfundimin se Shkëlqim Miri vuan nga një tumor në kokë, por nuk rrezikon jetën.

Në këto kushte, gjykata nuk e ka parë të arsyeshme që gjyqtari, në banesën e të cilit iu gjetën 345 milion lekë dhe valutë cash në banesë, që të mos ndryshohet masa e sigurisë, por të vijojë të mbetet në burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030139207839966
array(1) { ["section"]=> string(73) "krimet-e-renda-lene-ne-burg-shkelqim-mirin-me-tumor-por-s-rrezikon-104896" }