Krimet e Rënda njoftim zyrtar për audiopërgjimin: Arrestohet 'Babalja' dhe Fredi Alizoti! Detyrim paraqitje për gazetarin

Publikuar tek: barometri, më 07:42 07-10-2018 Krimet e Rënda njoftim zyrtar për audiopërgjimin: Arrestohet 'Babalja' dhe Fredi Alizoti! Detyrim paraqitje për gazetarin

Prokuroria e Krimeve të Rënda jep informacion zyrtar për audiopërgjimin e “Babales”.

 

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit”  ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”, bën me dije prokuroria. Sakaq, është vendosur “arrest me burg” për Albert Veliun (Dëshmitari X) dhe Fredi Alizotin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim (imituesi i zërit të Agron Xhafajt).

Gjithashtu është vendosur detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi i cili intervistoi Albert Veliun, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”. Prokuroria bën me dije se vendimet e gjykatës janë ekzekutuar sot, pra Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, janë arrestuar.

DEKLARATA E PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit”  ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e  krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021899938583374
array(1) { ["section"]=> string(124) "krimet-e-renda-njoftim-zyrtar-per-audiopergjimin-arrestohet-babalja-dhe-fredi-alizoti-detyrim-paraqitje-per-gazetarin-136891" }