Krimet e Rënda tërhiqen për të marrë vendimin, flet avokati i Orest Sotës: Shoferi i Tahirit i harroi patentat në makinë, paratë janë të justifikuara

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 20-11-2017 Krimet e Rënda tërhiqen për të marrë vendimin, flet avokati i Orest Sotës: Shoferi i Tahirit i harroi patentat në makinë, paratë janë të justifikuara

Flet avokati i Orest Sotës ndërsa Krimet e Rënda janë tërhequr për të marrë vendimin për biznesmenin e arrestuar me 860 mijë euro në makinë dhe dy patentat e Saimir Tahirit.

Avokati thotë se patentat i ka harruar shoferi i Tahirit dhe klienti i tij Sota as që kishte dijeni për to, ndërsa siguron se paratë e gjetura janë tërësisht të justifikuara.

“Ne paraqitëm  prova, fitimet kanë qenë shumëfishi i parave të gjetura. S’ka asnjë mëdyshje. Më mirë shpjegimet i ka prokuroria, nga përgjimet del e qartë që shoferi ka bërë një gabim të madh që i ka lënë patentat aty. Orest Sota s’ka pasur dijeni fare që kanë qenë ato patenta, del edhe nga përgjimet  kur pyet:“Ç’duan këto patenta te unë”.

Prokuroria e dëgjuat s’e mbështet këtë në asnjë provë, paratë janë plotësisht të justifikuara. Janë ndërthyrje të bisedave, midis pronarëve e turqve. Duhet thënë një fakt domethënës, i ka dhënë kodin e telefonit Ores Sota Prokurorisë kur e ndaluan. Ka dhe një provë tjetër që ne e dorëzuam, Lefter Sota në komunikimin në what's app me të birin, del e qartë që ai po shkonte atje, është fakt që u kap brenda kurumit, do blihej 10 mijë ton hekur,ishin bisedat që një ditë më parë”, tha avokati i Sotës.

Sota ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë pasi aktualisht ndodhet nën “arrest me burg”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfaqet pas kaq kohësh ish-kryeministri i Shqipërisë, uron vëllain me foton e rrallë nga fëmijëria
Shpëtim Saraçi i shokuar për vdekjen kompozitorit Aleksandër Lalo: Na e bërë me hile »
Article Logic
Execution time: 0.013462066650391
array(1) { ["section"]=> string(153) "krimet-e-renda-terhiqen-per-te-marre-vendimin-flet-avokati-i-orest-sotes-shoferi-i-tahirit-i-harroi-patentat-ne-makine-parate-jane-te-justifikuara-100214" }