Krimi Ekonomik shpall në kërkim TREGTARIN, zbulohet ç’bënte me “UJIN MINERAL”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 31-03-2018 Krimi Ekonomik shpall në kërkim TREGTARIN, zbulohet ç’bënte me “UJIN MINERAL” Foto ilustruese

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit: A.R., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Zyrtarët blu bëjnë me dije se, nga kontrolli i ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë, në ambientet e subjektit tregëtar të këtij shtetasi me aktivitet ''Prodhimin e Ujit Mineral'', në vendin e quajtur Llogara, ka rezultuar se e ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundraligjshme pasi përdorte etiketën e ujit jashtë kushteve higjeno- sanitare, kushteve strukturore, kushteve tekniko teknologjike, pa kasë fiskale si dhe etiketa e pa miratuar nga AKU.

U krye bllokimi dhe sekuestrimi i 298 bidona uji të madhësisë 6 litra dhe 58 bidona uji të madhësisë 8 litra.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë prër veprat penale ''Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale'', ''Punësimi i paligjshëm'', ''Fshehja e të ardhurave'', dhe ''Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë''.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taksa në “”Rrugën e Kombit”, kuksianët ngrihen në protestë, u bashkohen edhe kosovarët
Gjendje e rëndë Rruga e Kombit, protestuesit qëllojnë me gurë policinë, shkatërrojnë ç'gjejnë »
Article Logic
Execution time: 0.0051679611206055
array(1) { ["section"]=> string(81) "krimi-ekonomik-shpall-ne-kerkim-tregtarin-zbulohet-c-bente-me-ujin-mineral-115149" }