“Krimi në kokë, në qafë, në bark, s’po vazhdoj më poshtë...” Rama s’le gjë pa thënë nga foltorja: S’jam përdorues droge (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 08:10 13-10-2017 “Krimi në kokë, në qafë, në bark, s’po vazhdoj më poshtë...” Rama s’le gjë pa thënë nga foltorja: S’jam përdorues droge (E PLOTË)

“Krimi kudo, krimi në kokë, krimi në qafë, krimi në buzë, krimi në gjoks, krimi në bark, s’po vazhdoj më poshtë”, kështu ka deklaruar me nota revolte kryeministri Edi Rama duke i dhënë përgjigje akuzave drejtuar qeverisë për lidhjen me krimin.

“Unë nuk i kam europianët e amërikanët në xhep. Zgjedhjet i kemi fituar dhe me ju i fitojmë sa herë të bëhen me ju se ju nuk keni përgjegjësi. Ju e keni kuptuar këtë gjë.

Unë nuk jam as përdorues, as trafikant, as bos i trafikut të drogës. Ju jepini përdorini dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenj por nuk janë budallenj.

S’kam pas lidhje ndonjëherë me krimin, ju keni 18 vjet që më keni futur në tallëmin e asaj bote. Ja ku më keni këtu! Se ata që ju dëgjojnë nuk janë budallenj. Mos u cudisni nëse një ditë do thoni ku është Partia Deomkratike, u ka ndodhur partive të tjera, gjëra që ndodhin...”, tha Rama duke aluduar se PD do “shkrihet” si parti ndërsa shtriu sërish dorën e bashkëpunimit për opozitën:

“Unë i pranoj gabimet e mia por mbaj përgjegjësi për to dhe vendimet që marr. Pasi të mbaroni të sharat na thoni, si do bashkëpunojmë ku e keni mendjen, çfarë i shqetëson njerëzit, çfarë mund të bëjmë për ta”.

Article Logic
Execution time: 0.012089014053345
array(1) { ["section"]=> string(124) "krimi-ne-koke-ne-qafe-ne-bark-s-po-vazhdoj-me-poshte-rama-s-le-gje-pa-thene-nga-foltorja-s-jam-perdorues-droge-e-plote-95730" }