Krimi në Mat, policia jep informacion zyrtar: Vritet duke ngrënë bukë punonjësi i bashkisë, plagosen 3 të tjerë, identifikohet autori (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:06 11-10-2018 Krimi në Mat, policia jep informacion zyrtar: Vritet duke ngrënë bukë punonjësi i bashkisë, plagosen 3 të tjerë, identifikohet autori (EMRAT) Foto nga lokali ku ndodhi ngjarja (Në rreth njollat e gjakut)

Policia jep informacion zyrtar për krimin me 1 të vdekur e 3 të plagosur në Mat.

Viktima është identifikuar si Mentor Hoxha punonjës bashkie, ndërsa raportohet se 3 të plagosurit janë Arstrit Hani, Erzen Aliaj dhe H.Buçi, gjithashtu punonjës bashkie.

Sipas policisë, dyshohet se autori, Kujtim Koxha, 51 vjeç është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar, ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal, teksa punonjësit e bashkisë ishin ulur për të ngrënë drekë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Burrel- Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Forca te shumta policore në ndjekje të tij

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H,  E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimi në Mat, vritet duke ngrënë bukë punonjësi i bashkisë, plagosen 3 të tjerë, identifikohet autori (EMRAT)
Zbardhet DËSHMIA e Alizotit, identifikon kush e pyeti: Ja ku është filmuar VIDEO e dytë »
Article Logic
Execution time: 0.021933078765869
array(1) { ["section"]=> string(142) "krimi-ne-mat-policia-jep-informacion-zyrtar-vritet-duke-ngrene-buke-punonjesi-i-bashkise-plagosen-3-te-tjere-identifikohet-autori-emrat-137442" }