Krisje te kombëtarja, çfarë po ndodh me kapitenin Ansi Agolli?

Publikuar tek: sport, më 20:30 02-09-2017 Krisje te kombëtarja, çfarë po ndodh me kapitenin Ansi Agolli?

Kombëtarja e shqiptare e futbollit arriti të merrte fitoren ditën e sotme edhe pse me shumë vuajtje përballë një kundërshtari modest si Lichtenshtejni.

Por kjo fitore e kuqezinjve duket se nuk ka arritur dot të mbyllë një debat që ka lindur në dhomat e zhveshjes së kombëtares. Bëhet fjalë për kapitenin e kuqezinjve, Ansi Agolli, i cili shpesh herë është përfolur për një largim nga kombëtarja.

Edhe gjatë festimit të golit mbrëmjen e sotme Ansi Agolli reagoi në një mënryë jo të zakontë, ai bëri me shenjë numrin 35 dhe “jam këtu”, sikur donte të thoshte se nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja.

Por shenja më e qartë për një krisje të mundshme në kombëtare është fakti se Agolli i ka refuzuar të gjithë mediat për të dhënë prononcimin e zakonshëm pas ndeshjes.

Në fakt mbrëmjen e sotme Agolli ishte një lojtarët më të mirë të ndeshjes, këtë gjë e tregoi dhe me golin e shënuar nga jashtë zone me një këmbë jo të preferuar për të. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja fiton, flet Panuçi: Me Maqedoninë do të ndryshojmë diçka
Ndërpritet ndeshja Kroaci-Kosovë, çfarë po ndodh në Zagreb? »
Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699
array(1) { ["section"]=> string(66) "krisje-te-kombetarja-cfare-po-ndodh-me-kapitenin-ansi-agolli-90965" }