Kristen Stewart rrëfen makthin: Si më përndiqte Donald Trump

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:58 22-01-2017 Kristen Stewart rrëfen makthin: Si më përndiqte Donald Trump

Ishte një kohë kur Presidenti i tanishëm amerikan, Donald Trump, gjatë kohës që ishte një nga biznesmenët më në zë në SHBA, ishte i obsesionuar me aktoren e “Twilight”, Kristen Stewart.

Në vitin 2012, Trump, publikoi dhjetëra tweet-e gjatë një periudhe të shkurtër kohore ku i sugjeronte partnerit të Kristen Stewart, Robert Pattinson, që të ndahej sa më shpejt prej saj, shkruan Newsbomb.al.

Në një postim Trump shkruante se Stewart e kishte tradhëtuar bashkëshortin Robert Pattinson “si një buçe”.

asd2trumphot_1.jpg

“Robert Pattinson nuk duhet të kthehet te Kristen Stewart. Ajo e tradhëtoi atë si një buçe dhe do e bëjë sërish – vetëm prisni. Ai Meriton më shumë”, shrkuante në 2012-ën Donald Trump.

“Ai ishte i inatosur me mua disa vite më parë, ishte shumë i fiksuar me mua, çka është një çmenduri e madhe”, ka thënë Stewart për Variety.

Stewart tha se nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje deklaratave të Trump disa vite më parë, por ato sot kanë marrë një rëndësi të re.

Duke folur për zgjedhjen e tij si President, ajo tha se nuk është komentuese politike, por kjo çështje është më tepër humanitare. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026854038238525
array(1) { ["section"]=> string(65) "kristen-stewart-rrefen-makthin-si-me-perndiqte-donald-trump-66293" }