Kristi Vangjeli djeg shaminë e beqarit, në një dasmë përrallore në Selanik, mungon Tan Take

Publikuar tek: sport, më 08:43 06-06-2016 Kristi Vangjeli djeg shaminë e beqarit, në një dasmë përrallore në Selanik, mungon Tan Take

Kristi Vangjeli, mbrojtësi i djathtë i ekipit të Skënderbeut, i ka dhënë fund beqarisë. Në një dasëm përrallore mes miqsh dhe të ftuarish, ai ka zgjedhur Selanikun për të kryer ritin tradicional të martesës.

Dhe në ceremoninë e dasmës, ka qenë Klajdi Haruni këngëtari që ka ndezur ceremoninë. Madje, Vangjeli, dhe nusen e ka zgjedhur nga Selaniku. Meqënëse ka qenë për shumë vite kapiten i ekipit të Aris-it të Selanikut, edhe tifozët e këtij ekipi i kanë bërë surprizë, duke ndezur jashtë ceremonisë ku zhvillohej dasma me dhjetëra flakadanë. Ndërkohë nuk kanë munguar miqtë e tij të skuadrës, Osmani, Josa, Muzaka, Bruno, Lulaj, Sabien Lilaj etj. Mungonte vetëm presidenti i Skënderbeut Take, i cili gjendet në Zvicër, pikërisht për vendimin që pritet për Skënderbeun.

Edhe redaksia e Newsbomb, i përcjell urimet Kristi Vangjelit, i cili shkëlqeu në kampionatin e këtij viti, edhe pse Skënderbeu nuk po kalon ditët e tij më të mira në këtë fillim zezoni veror.

dasma2ok.gif

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama vizitë “blic” në Itali, sot në 9.00 ka filluar takimi mes tij dhe lojtarëve, batuta dhe humor para Francës
Mërgim Mavraj ka një mesazh për nënat shqiptare: Bekuar qofshin duart tuaja…Dhe ç’thotë për nënën e vet »
Article Logic
Execution time: 0.0046901702880859
array(1) { ["section"]=> string(95) "kristi-vangjeli-djeg-shamine-e-beqarit-ne-nje-dasme-perrallore-ne-selanik-mungon-tan-take-42569" }