Kristina Skura: Për një punë në televizion, do ta lija Greqinë pas 20 vitesh

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:03 13-07-2016 Kristina Skura: Për një punë në televizion, do ta lija Greqinë pas 20 vitesh

Është 20 vjeçe dhe fati e bekoi me një kurorë missi, që mund t’i hapë rrugët e jetës në botën e spektaklit. Kristina Skura është brunia e lindur dhe rritur në Rodos të Greqisë, e cila u shpall “Miss Shqipëria 2016” në spektaklin e organizuar në Kalanë e Lezhës, me mbështetjen e “Birra Korça”.

Në pritje për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Globe”, ku do të garojë me bukuri të shteteve të ndryshme, Kristina rrëfen për “Panorama” se është e hapur për ofertat nga bota e televizionit.

Vjen nga jetë tjetër pasi ke lindur në Rodos të Greqisë dhe konkurrove mes vajzave këtu në “Miss Shqipëria”. Si ishte për ty kjo garë, si e ndjeve veten mes rivaleve?

Mund të them se ishte vërtet një eksperiencë shumë e veçantë. Pavar­ ësisht se ne ishim konkurrente, unë u ndjeva shumë mirë, pasi dhe vajzat e tjera ishin shumë të mira dhe të komunikueshme. Aty kishte konkurrente të tjera të bukura, dhe nuk e prisja që të isha unë vajza që do të fitoja “Miss Shqipërinë”.

Pika jote më e fortë e bukurisë, që të jep besim në vetvete si femër?

Pika ime më e fortë e bukurisë besoj është buzëqeshja.

 Zakonisht vajzat, të cilat u afrohen këtyre garave, kanë një lidhje me botën e spektaklit. Ti?

Duke qenë se në Greqi kisha marrë pjesë në “Miss Kreta” dhe atje u zgjodha shoqëruesja e parë e missit, kisha shumë dëshirë që ta provoja dhe në vendin tim. Familja ime kishte dëshirë gjithashtu, dhe kështu vendosëm.

Çfarë jete bën në Greqi?

Unë ndjek studimet e larta atje, dhe sapo kam mbaruar vitin e dytë për Biokimi. Një pjesë të kohës e kaloj me mikesha, duke u ushtruar në palestër apo argëtime të tjera. Ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke lexuar, pasi më pëlqen shumë të lexoj romane. Palestra të ka ndihmuar për të pasur linjat e duhura për një garë bukurie, ku prezantoheshit me bikini.

Sa kohë të është dashur për trupin?

Dy vjet, ndërkohë që peshoj 57 kilogramë dhe jam 1.78 m e gjatë. Kjo formë fizike më jep mundësinë të merrem me modë, pasi më pëlqen shumë.

Çfarë plani ke për veten tani që ke fituar kurorën, synon botën e televizionit këtu në Tiranë?

Kam shumë dëshirë që të përfaqë­ soj Shqipërinë në “Miss Globe”. Sa për televizionin, pse jo, pasi më pëlqen shumë. Madje, nëse do të më bëhet një ofertë e tillë, do t’i thosha “po”.

Do e lësh Greqinë në këmbim të karrieres?

Shqipëria është vendi im. Unë vërtet kam lindur në Greqi, por jam shqiptare dhe më pëlqen shumë Shqipëria.

kristina3.jpg

kristina1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072839260101318
array(1) { ["section"]=> string(80) "kristina-skura-per-nje-pune-ne-televizion-do-ta-lija-greqine-pas-20-vitesh-46468" }