Kristo Çipa vlerësohet me Titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë

Publikuar tek: kulture-art, më 17:49 14-07-2016 Kristo Çipa vlerësohet me Titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani çmoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit bartësit e polifonisë labe.

Në praninë e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, BujarLeskaj, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, autoriteteve vendore si dhe anëtarëve të grupeve polifonike të rrethit të Vlorës, Presidenti Nishani vlerësoi Kristo Çipën me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Si një organizator i palodhur i grupeve tradicionale të bregdetit të Himarës. Krijues i suksesshëm dhe interpretues i veçantë, mbrujtur në djepin e këngës piluriote”.

Krijimtaria e Kristo Çipës në  fushën e artit është krakasuar si një “këngë e re” të cilës nuk mund ti përcaktoshë dotë as lindjen dhe vdekjen pasi është e përjetshme. Ajo mbart një  botë të  thellë poetike, ku shpalos botëpërjetime dhe ndijime të ngrohta, shpërthyese.

Çipa ka qenë drejtuesi artistik i grupit të “Bregut të Himarës” , i cili është një grup polifonik që pason traditën e grupeve të tjera më të vjetra të Himarës, Pilurit, Dhërmiut, Vunoit etj. Ky grup ka debutuar për herë të parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, në vitin 2004.

Nën drejtimin e Kristo Çipës, grupi i “Bregut të Himarës” ka fituar çmime në festivale të ndryshme si: çmimi  “Kënga më e bukur për 100-vjetorin e pavarësisë”, çmimin e parë në Kamëz  në vitin  013 në “Takimin Kombëtar të iso-polifonisë”,  “Bylis polifoni 2008”, “Iso Polifoni”, Vlorë 2008, Berat 2008, Rapshtë 2009, etj.  Grupi është nderuar gjithashtu me titullin e “Mirënjohja e Labërisë”.

Më pas, Kristo Çipa mori nën drejtim grupin “ Bejkë e Bardhë Pilur” , grup i cili është cilësuar nga shumë  autorë e muzikolgë, si një nga perlat iso-polifonisë shqiptare.

Kjo polifoni nuk është vetmja në vargun e perlave, por qëndron e veçantë se ka disa specifika me krijimin e zërit të tretë, me krijimin e kantilitetit, dëgjueshmërinë, etj.

Sakaq, Kristo Çipa është  dekoruar  me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”, po ashtu është dekoruar edhe nga shoqata Ismail Qemali me titulin “Personalitet i Kulturës Mbarëkombëtare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Egjipti zbulon papiruset 4,500 vjeçar që tregojnë jetën e përditshme të ndërtuesve të piramidave
Kështjella e Krujës, e dyta ndër 10 kështjellat më të bukura në Europë (LISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.022284984588623
array(1) { ["section"]=> string(82) "kristo-cipa-vleresohet-me-titullin-naim-frasheri-nga-presidenti-i-shqiperise-46608" }