Kritika e Blushit, Meta: Qeveria e hapur për përmirësim

Publikuar tek: politike, më 19:59 24-02-2015 Kritika e Blushit, Meta: Qeveria e hapur për përmirësim

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht kritikat e deputetit të PS-së Ben Blushi drejtuar punës së kryer nga qeveria, duke u shprehur se kjo e fundit është e hapur për tu përmirësuar.

“Qeveria është hapur për tu përmirësuar”, ka qenë deklarata e shkurtër e Metës për gazetarët.

Kreu i Kuvendit e ka bërë këtë deklaratë gjatë kohës ku merrte pjesë në ceremoninë e 23 vjetorit të themelimit të PBDNJ-së, anëtare e koalicionit qeverisës.

Blushi ka akuzuar pak ditë më parë qeverinë se po ndërmerr reforma që prekin shtresën e varfër të shoqërisë, deklaratë e cila nxiti reagimin e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u shpreh se nuk ka reformë pa masa.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Blushi së bashku me deputetin tjetër socialist Tom Doshin, kanë kërkuar nga kryeministri Rama që të konsultohet me grupin parlamentar të PS për kandidaturat e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati zhvillon takime dypalëshe me homologët e Ballkanit
PD: Kokëdhima përfitoi fonde publike, edhe duke qenë deputet. Kokëdhima: Kontratat përpara se të bëhesha deputet »
Article Logic
Execution time: 0.019955158233643
array(1) { ["section"]=> string(58) "kritika-e-blushit-meta-qeveria-e-hapur-per-permiresim-4351" }