Kritikat ndaj BE-së/ Rama udhëton drejt Bukselit javën e ardhshme

Publikuar tek: politike, më 07:33 19-04-2015 Kritikat ndaj BE-së/ Rama udhëton drejt Bukselit javën e ardhshme

Vetëm dy javë pas deklaratës se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike nëse BE vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Bukselit ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve europiane.

Të martën më 21 prill, kryeministri Rama do të jetë në Bruksel, vizitë e cila zhvillohet në një moment kur tontet e Tiranës janë ashpërsuar ndjeshëm ndaj politikave të zgjerimit që BE po aplikon ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Rama ka kritikuar fort javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në. Gjithashtu, BE ka dënuar deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikat e Brukselit janë pritur me indiferencë nga kryeministri shqiptar.

Rritja e  shpejtë numrit të azilkërkuesve shqiptarë vetë në pak ditë në vendet e Bashkimit Europian, pritet të jetë një çështje tjetër që do të diskutohet midis Ramës dhe zyrtarëve të Brukselit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Putin super-paradë ushtarake për LIIB, Shqipëria: Nuk shkojmë. Serbët marshojnë në Moskë
Presidenti Nishani mesazh homologut të tij grek: Dëshiroj t’ju takoj së afërmi »
Article Logic
Execution time: 0.024548053741455
array(1) { ["section"]=> string(69) "kritikat-ndaj-be-se-rama-udheton-drejt-bukselit-javen-e-ardhshme-9143" }