Kritikat për zgjedhjet, Moisiu u tregon një barcaletë ndërkombëtarëve

Publikuar tek: politike, më 07:25 01-07-2015 Kritikat për zgjedhjet, Moisiu u tregon një barcaletë ndërkombëtarëve

Ish-presidenti Alfred Moisiu i ka vlerësuar zgjedhjet e 21 qershorit si më të mirat në  21 vitet e fundit. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Moisiu u sugjeron ndërkombëtarëve që të kenë kujdes me kritikat pasi mund  bëhen edhe “qesharakë”.

Raportin paraprak të OSBE-ODHIR ai e ka përshkruar kështu: “Kur e dëgjova këtë raportim isha  me një mikun tim dhe pa dashje qesha. I thashë, nuk e di pse por kjo mënyrë konstatimi më solli në vëmendje një barsoletë të vjetër ushtarake. Njëherë, një gjeneral shkon për të inspektuar një njësi ushtarake. Sipas rregullit e pret  komandanti i njësisë. Gjenerali i thotë-dua të më përgadisni një çadër të pajisur më së miri. Njësia ndodhej e vendosur në fushim ushtarak. Tre ditë e tre net gjenerali qëndroi atje, hëngri, piu, fjeti dhe pastaj dha urdhër, - mblidhuni tu jap konkluzionet.bKomandanti i habitur thotë: zoti gjeneral, ti tre ditë ndenje brenda, nga i nxorre konkluzionet? Ai tha, -komandant e sheh këtë bllokun, është i 1920-s, ato gjëra janë prapë. Por ndërkohë mendoj se me kalimin e kohës  shumë gjëra kanë ndryshuar, ecën koha dhe shiptarët pas 25 vjetësh nuk janë ata që kanë qenë “, është shprehur ai dhe deklaron se “edhe ndërkombëtarët  kur bëjnë  deklarata duhet  të jenë më të kujdesshëm. Në kohën e sotme  zhvillimi i intelektualëve, politikanëve, medias shiptare dhe i popullit në tërësi është në nivel tjetër. Duke bërë deklarata të pabazuara dhe të pamenduara mirë mund të bëhen edhe qesharakë”, thotë Moisiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafa iu kërkon deputetëve të vijnë me kostum në komision. Ndoka: A lejohet të veshim bluzën me numrin 23?
Bujar Fezga konteston rezultatin e Këlcyrës: Kanë votuar dhe ata që s’ishin fare në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.019640922546387
array(1) { ["section"]=> string(74) "kritikat-per-zgjedhjet-moisiu-u-tregon-nje-barcalete-nderkombetareve-15050" }