Kritikoi Bashën te ‘’Zëri i Amerikës’’, por tërhiqet Eduard Selami në fjalën te Pallati i Kongreseve

Publikuar tek: politike, më 07:48 12-12-2015 Kritikoi Bashën te ‘’Zëri i Amerikës’’, por tërhiqet Eduard Selami në fjalën te Pallati i Kongreseve Eduard Selami

Eduard Selami deklaroi ditë më parë për ‘’Zërin e Amerikës’’ se lidershipi i PD-së nuk frymëzon, por dje në 25-vjetorin e PD-së tha krejt të kundërtën. Sipas Selamit PD-ja do vijë në pushtet.

Dhe ja një pjesë nga fjala e tij ku Selami thotë se ‘’mendon që shumë shpejt Partia Demokratike do të rikthehet në pushtet’’:

“Por siç thotë Xhon Kenedi; atij që i besohet, nga ai më shumë pritet. Prandaj dhe sot Shqipëria pas 25 viteve përsëri ka nevojë për një rigjallërim të vlerave më të mira të shpirtit demokrat të shqiptarëve. Me të drejtë shqiptarët, për shkak të keqqeverisjes po humbasin shpresën. Por ku më shumë e ku duhet ta kërkojmë përveçse Partisë Demokratike. Prandaj ky është detyrimi ynë i përbashkët.

Ndaj unë, nëse ngre zërin kritik e bëj pikërisht në sajë të këtyre vlerave, të këtyre shpresave e besimi që shqiptarët kanë tek Partia Demokratike. Dhe jam i bindur që ne do të arrijmë shumë shpejt që tu kthejmë shqiptarëve edhe njëherë në rrugën e drejtë dhe të progresit, në rrugën e përshpejtimit të anëtarësimit tonë të plotë në Europë. Unë mendoj se shumë shpejt Partia Demokratike do të rikthehet në pushtet e do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e mbarë, në rrugën e përparimit dhe në rrugën e Europës. Ju faleminderit dhe gëzuar festën”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët e Dhjetorit në karriget e Pallatit të Kongreseve, festojnë 25-vjetorin e PD
Basha kërkesa për ‘’Selfie’’, ja fotot e e tij me adhuruesit në 25-vjetorin e PD »
Article Logic
Execution time: 0.028511047363281
array(1) { ["section"]=> string(101) "kritikoi-bashen-te-zeri-i-amerikes-por-terhiqet-eduard-selami-ne-fjalen-te-pallati-i-kongreseve-27571" }