'Kriza do zgjidhet po dita duket larg', Agron Duka: Një takim tjetër Rama-Basha, i gabuar

Publikuar tek: politike, më 21:24 11-07-2019 'Kriza do zgjidhet po dita duket larg', Agron Duka: Një takim tjetër Rama-Basha, i gabuar

Aleati i Bashës dhe njëherësh kreu i PAA, Agron Duka shprehet se një ditë kriza politike do të zgjidhet, ama sipas tij kjo ditë duket larg.

'Kriza do të zgjedhet një ditë por nuk besoj se është e afërt. Ama populli shqiptar e paguan këtë krizë. Politikanët shqiptarë duhet të mendojnë për një zgjeidhje të krizës sepse ata do të japin llogari', tha Duka, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër Rama-Basha, ai shtoi 'Besoj se Basha takim tetë a tetë paragjykohet nga të gjithë dhe mendoj që nuk bëhet. Pastaj vendos Basha nëse bëhet apo jo, ama unë nga ana ime do thëm është e gabuar.'

Sakaq, duke folur për mundësinë e këtij takimi, aleati i Ramës, Paskal Milo tha se nëse ajo ndodh, do të jetë fatkeqësia politike e rradhës.

'Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e rradhës. Vitet që kemi kaluar kanë treguar kur ka takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatin e shqiptarëve dhe ska transparencë, atëherë dihet që do riciklohet një krizë tjetër në të ardhmen', tha Milo.

Ndërkohë, duke folur për dorëzimin e bashkive të djathta nga kryebashkiakët e PD, Agron Duka shtoi 'Dorëzimi i bashkive nga kryebashkiakët e djathtë do jetë i vështirë sepse zbatohet dekreti i presidentit. Pjesa e djathtë, përfshirë dhe mua thonë që zbatojmë dekretin e presidentit, ndërsa të majtët jo.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028347015380859
array(1) { ["section"]=> string(91) "kriza-do-zgjidhet-po-dita-duket-larg-agron-duka-nje-takim-tjeter-rama-basha-i-gabuar-171912" }