Kriza e ardhme politike dhe ç’do të ndodhë me Presidentin

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:00 24-07-2015 Kriza e ardhme politike dhe ç’do të ndodhë me Presidentin Afrim Krasniqi

Nga Afrim Krasniqi

Ne te njeten dite, me 24 KORRIK Shqiperia ka zgjedhur kater Presidente (Meidani 1997, Moisiu 2002, Topi 2007 dhe Nishani 2012). Nese kemi nje date qe lidhet me simboliken e institucioneve, per Institucionin e Presidentit mbetet data 24 korrik. Natyrisht qe ne nuk u kushtojme rendesi datave te tilla dhe as debatit kushtetues e publik mbi bilancet presidenciale dhe rolin e tij ne sistemin politik. Dikur ishim te zene me minutat qe shefi i qeverise rrinte ne uje ne Vlore, tani me minutat qe shefi i qeverise kalon ne FB apo Twitter. Per shtetin dhe seriozitetin e sjelljes institucionale, nuk kishte dhe as nuk kane kohe.

Gjithesesi, me shume se permendja e dates 24 korrik dhe simbolikes qe kjo date ka ne memorien shteterore postkomuniste, ia vlente qe sot te shohim pertej dites dhe te mendojme se çfare do te ndodhe me 24 korrik 2017 kur perfundon mandati i presidentit aktual dhe kur presidenti i ri do e kete te pamundur te marre detyren (nese nuk ndryshohet kushtetuta ne minuten e fundit !!!).

Pse? Sepse në vitin 2017 mandati presidencial mbaron dy muaj përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit ekzistues, ndaj për pasojë, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon më përpara sesa data 9 korrik 2017, 60 ditë nga mbarimi i mandatit të Kuvendit. Zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet të mbahen në fundin e muajit qershor 2017 pas periudhës 45 ditore të shpërndarjes së Parlamentit. Në këtë mënyrë, Parlamenti do duhet të shpërndahet në fillim të muajit maj 2017. Përpara se të shpërndahet, Parlamenti do duhet të zgjedhë Presidentin e Republikës.

Bazuar në praktikën e zgjedhjes, nevojën për pesë votime, procedura për zgjedhjen e Presidentit do të duhet të nisë në fundin e muajit mars dhe fillimin e muajit prill 2017, pra rreth pesë muaj përpara se të mbarojë mandati kushtetues presidencial. Nëse zgjedhjet dështojnë (prill 2017) atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme pas 45 ditësh, pra në fundin e muajit maj 2017. Nëse zgjedhjet shoqërohen me problematika dhe Parlamenti nuk mblidhet deri në korrik 2017, atëherë ushtrues i funksionit të kryetarit të shtetit do jetë kryetari i Parlamentit (të shpërndarë).

Atehere kush do jete President? Ku do betohet ai me 24 korrik kur nuk ka as Parlament te ri te mbledhur dhe as parlament te vjeter ne detyre? Per me teper, në situata hipotetike, kur kryetari i Parlamentit nuk kandidon në zgjedhje ose kandidon dhe nuk fiton, atëherë krijohen situata të veçanta, në të cilat ushtrues i funksioneve të kryetarit të shtetit bëhet ushtruesi i funksionit të kryetarit të Parlamentit (të shpërndarë) që ka humbur zgjedhjet ose nuk ka kandiduar. Në disa variabla, përfshirë në rastet e rotacionit politik, një situatë e tillë do ishte problematike. Për më tepër, kur ushtruesi i funksionit të Presidentit nuk ka kufizime në ushtrimin e kompetencave të tij, përfshirë emërimet në gjyqësor, në prokurori, në shërbimin sekret, etj. Vetë Presidenti ne detyre nuk ka mekanizëm për të imponuar zgjatjen e mandatit të tij, ndaj zgjatja e këtij mandati në çdo rast do ishte burim i një situate të provokuar nga aktorë të tjerë institucionalë e politikë.

Kaq per sot. E di qe ata qe kane ne dore zgjidhjen (ndryshimin kushtetues) jane ne plazh, ne FB, ne Twitter apo te zene me ndonje biznes familjar, gjithsesi eshte detyra jone ta sjellim ne vemendje kete rast, nje probabilitet per nje krize te ardhshme politike dhe nje tregues tjeter se 24 korriku nuk mund te jete gjithnje nje dite per solemnitet dhe shampanje!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068941116333008
array(1) { ["section"]=> string(63) "kriza-e-ardhme-politike-dhe-c-do-te-ndodhe-me-presidentin-16922" }