Kriza e rezultateve me Zidane, Real Madrid ka gati zëvendësuesin

Publikuar tek: sport, më 19:19 20-11-2017 Kriza e rezultateve me Zidane, Real Madrid ka gati zëvendësuesin

Real Madrid nuk është duke përjetuar një nga momentet më të mira vitet e fundit, pasi distanca me Barcelonën e vendit të parë në “La liga” është tashmë 10 pikë.

Por jo vetëm, kaq kriza e rezultateve edhe në Europë bashkë me performancën e dobët të disa lojtarëve, kanë bërë që stoli i Zidane të lëkundet.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se presidenti “Los Blancos” Florentino Perez është vënë kërkim të zëvendësuesit ideal të francezit.

Në morinë e shumtë të emrave, më i favorizuari për momentin është trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Loew.

Screenshot_18.jpg

Gjermani ka arritur të bëjë epoke me “pancerat” dhe aktualisht konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në botë.

Por gjithsesi një ardhje e mundshme e tij në “Bernabeu” mund të ndodh vetëm pas kampionatit botëror dhe gjithmonë nëse Zidane zhgënjen këtë vit duke mos sjellë asnjë trofe të rëndësishëm në Madrid.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066449642181396
array(1) { ["section"]=> string(70) "kriza-e-rezultateve-me-zidane-real-madrid-ka-gati-zevendesuesin-100263" }