KRIZA kalon edhe në Europë, REALI ‘kapitullon’ në Moskë

Publikuar tek: sport, më 22:52 02-10-2018 KRIZA kalon edhe në Europë, REALI ‘kapitullon’ në Moskë

Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid kanë pësuar një humbje të papritur përballë rusëve të CSKA.

Madrilenët nuk kanë arritur të thyejnë mbrojtjen moskovite duke dalë të turpëruar nga stadiumi “Luzhniki”.

Edhe pse kishin mungesa të mëdha në formacion, humbja nuk justifikohej në asnjë mënyrë përballë një skuadre që nuk ka buxhetin e madrilenëve.

Kampionët në fuqi të Europës pësojnë një tjetër goditje të rëndë pa arritur ende mesi i sezonit. Champions League është kompeticioni që “Los Blancos” konsiderohen “padronë”.

Tekniku I ri Julen Lopetegui po përballet me një situatë tepër të vështirë për të fituar besimin e tifozëve dhe skuadrës. Largimet e Ronaldos dhe Zidane nuk në verë nuk po arrijnë të rikuperohen nga skuadra.

Nëse situata nuk përmirësohet brenda pak kohësh, ish-trajneri i Spanjës rrezikon stolin e madrilenëve, një precedent që ka ndodhur edhe më parë në 2016 kur Rafael Benitez u shkarkua pas një serie rezultatesh zhgënjyese në kampionat.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Toka është e sheshtë’, basketbollisti kërkon falje: Nuk jam dhe aq i zgjuar
»
Article Logic
Execution time: 0.020102024078369
array(1) { ["section"]=> string(59) "kriza-kalon-edhe-ne-europe-reali-kapitullon-ne-moske-136427" }