Kriza politike në vend, Basha e Kryemadhi takime jashtë Shqipërisë, ku ndodhet sot kryetarja e LSI

Publikuar tek: politike, më 09:45 19-05-2019 Kriza politike në vend, Basha e Kryemadhi takime jashtë Shqipërisë, ku ndodhet sot kryetarja e LSI

Teksa vendi është përfshirë një një krizë të thellë politike, ku opozita ka dalë jashtë Parlamentit dhe refuzon mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, liderët opozitarë kanë nisur takimet jashtë vendit.

Kështu pas SHBA-së, Monika Kryemadhi do të jetë sot në Itali. Përmes një postimi në faqen e saj, Kryemadhi është shprehur se do të takohet me shqiptarët në Bolzano.

"Sot do të jem në Bolzano në një takim me shqiptarët,vllezër dhe motra, që jetojnë dhe punojnë në Itali', shkruan Kryemadhi.

Ndërkaq, nga ana tjetër kryedemokrati Basha ndodhet në Britani. Madje dje nga Parlamenti britanik ai ritheksoi edhe njëherë se nuk do të negociojë me Ramën kryeministër.

Mbetet për t'u parë se çdo të sjellin vizitat e dy krerëve të opozitës jashtë vendit, teksa këtu mundësia për negociata mbetet ende e zymtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024294137954712
array(1) { ["section"]=> string(103) "kriza-politike-ne-vend-basha-e-kryemadhi-takime-jashte-shqiperise-ku-ndodhet-sot-kryetarja-e-lsi-164845" }