Kriza te Inter, Spaleti e pranon: Jemi në vështirësi, nuk po japim më të mirën

Publikuar tek: sport, më 23:17 28-12-2017 Kriza te Inter, Spaleti e pranon: Jemi në vështirësi, nuk po japim më të mirën

Inter në 5 ndeshjet e fundit ka 3 humbje një barazim dhe një fitore me penallti me vetëm një gol të shënuar.

Tashmë me humbjen e mbrëmshme mund të thuhet me plot gojën që Inter është në krizë.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë trajneri i Spaleti në një intervistë për mediat italiane.

“Skuadra ime ka të gjitha mundësitë për të luajtur ndaj çdo kundërshtari dhe për të fituar, por kohët e fundit ndonjëherë nuk kemi qenë në gjendje të japim atë që mundemi në nivel individual dhe, në të tilla situata, nëse mungon kontributi i një apo disa lojtarëve, gjithçka bëhet më e vështirë”,- tha Spaleti.

Inter në fundjavë do të përballet me Lacion dhe të gjithë presin një kthesë nga ana e zikaltërve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i kombëtares, Panuçi tregon se çfarë e tmerron te shqiptarët
Lëvizje surprizë, Alexis Sanchez 'braktis' Arsenalin, ky është destinacioni i ardhshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645
array(1) { ["section"]=> string(82) "kriza-te-inter-spaleti-e-pranon-jemi-ne-veshtiresi-nuk-po-japim-me-te-miren-104747" }