Kroacia turpëron Kosovën në Shkodër, pëson gjashtë gola në debutimin në “shtëpi”

Publikuar tek: sport, më 21:48 06-10-2016 Kroacia turpëron Kosovën në Shkodër, pëson gjashtë gola në debutimin në “shtëpi”

Kosovë - Kroaci 0-6

Shënues: Mandzukic 6', 24', 35', Kramaric 68', Perisic 83', Kalinic 92’

Kosova: Ujkani, B.Berisha (Halimi 58'), V.Berisha, Celina (Bunjaku 68'), Kryeziu, Paqarda, Pepa, Përdedaj, Pnishi, Rashica, Zeneli (Shala 78'). Trajner: Albert Bunjaki

Kroacia: Subasic, Badelj, Brozovic, Corluka (Mitroviç 46'), Kovacic, Kramaric (Rog 71'), Mandzukic (Kalinic 59'), Perisic, Pivaric, Vida, Vrsaljko. Trajner: Ante Cacic

Gjyqtarë: D.Fernandez, R.Cubanero, R.Alonso, C.Gomez (Spanjë)

Kroacia i ka dhënë leksion Kosovës në ndeshjen e dytë në grup. Tre gola në pjesën e parë nga Mario Mandzukiç dhe tre të tjerë të shënuar në pjesën e dytë nga Kramaric, Perisic dhe Kalinic.

Kështu, Kosova ndjehet dorëzuar nga ky rezultat, duke zhgënjyer totalisht dhe pritshmëritë pas një ndeshjeje të mirë të bërë në Turku të Finalndës një muaj më parë.

Pjesa e parë - I kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë kroatëve, të cilët kanë arritur te goli i parë. Në "Loro Boriçi" është Mario Mandzukiç që driblon mbrojtjen e Kosovës dhe që dërgon sferën në rrjetë.

Pas disa sulmeve, u mendua se Kosova do të barazonte shifrat, por një sulm nga krahu i majtë, Perisic dërgon sferën në zonë, aty ku zhytet me kokë Mandzukic dhe gjen golin e dytë, duke mposhtur Ujkanin për herë të dytë brenda 24 minutave.

Në minutën e 35, një krosim nga krahu i djathtë i sulmit, topi në zonën e Kosovës, aty ku shtatlarti Mario Mandzukic kërcen me kokë mbi të gjithë dhe e dërgon sferën për herë të tretë në rrjetë, duke shënuar dhe tripletën personale në këtë takim.

Pjesa e dytë -Kosova nuk ka mundur të rezistojë as në pjesën e dytë. Edhe pse në 23 minuta lojë ka krijuar volum dhe raste, sërish nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës, por është ndëshkuar sërish. Është Mitrovic që dërgon sferën për herë të katërt në rrjetën e Samir Ujkanit, duke e turpëruar në këtë takim. Në minutën e 83 është Perisiç që nuk fal dhe gjen për herë të pestë rrjetën dhe largon nga stadiumi tifozët kosovar. Gjithçka mbyllet me golin e fundit dhe të gjashtë të shënuar nga Kalinic në minutën e 92’.

(Newsport.al)

Lexo edhe: Video/ Tre pikë për vëndin e parë, Shqipëria e madhe bën detyrën në Lihtenshtein

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy fitore radhazi, Shqipëria prek majën e Grupit G (Foto)
De Biasi pas ndeshjes: Duhet të shënonim më shumë »
Article Logic
Execution time: 0.012521028518677
array(1) { ["section"]=> string(83) "kroacia-turperon-kosoven-ne-shkoder-peson-gjashte-gola-ne-debutimin-ne-shtepi-55330" }