Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë

Publikuar tek: politike, më 22:12 09-03-2016 Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë

Ministri i Brendshëm kroat, Vlaho Orepiç deklaroi sot se në qendrën e pranimit të refugjatëve në Slavonski Brod, në lindje të vendit, gjenden pak më shumë se 408 migrantë, për të cilët ka filluar procedura e dërgimit në Greqi.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin, Tihomir Oreshkoviç, ministri Orepiç, i cituar nga media lokale, tha se nuk e përjashtonte hipotezën e hyrjes ilegale të refugjatëve në Kroaci, një perspektivë shumë e parashikueshme nga autoritetet që kanë vendosur kontrolle të rrepta.

“Migrantët nuk do të përshkruajnë më të ashtuquajturën ‘rruga ballkanike”, deklaroi Oreshkoviç, duke theksuar në të njëjtën kohë se vendi i tij do t’i bashkohej vendimeve të marra nga Austria, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia, ku mund të hysh vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi apo me kërkesë për azil.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Berisha: Rama u tha socialistëve se statutin nuk e zbaton për faj të Saliut
Deputetja Shkjau reagon kundër shkrimit të gazetës: Qesharake »
Article Logic
Execution time: 0.029907941818237
array(1) { ["section"]=> string(63) "kroacia-vendos-dergimin-e-qindra-migranteve-drejt-greqise-34687" }