Kryebashikaku i Krujës e ndez në prani të Bashës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:37 18-06-2015 Kryebashikaku i Krujës e ndez në prani të Bashës

“Ligjet janë bërë për tu shkelur” themi ne shqiptarët , që në të vërtetë thuajse nuk i zbatojmë dhe mbrohemi me të tilla fjali. Edhe ligji anti-duhan, si shumë ligje të tjera  duket se funksionon për një pjesë të caktuar njerëzish, ndërsa në rang politikanësh bën edhe përjashtime. Në këto foto është kryebashkiaku aktual i Krujës në një takim elektoral  dhe siç duket i është “ndezur hunda” për duhan dhe e ka ndezur në  ambientet e brendshme të lokalit, ku ka qenë i pranishëm edhe  kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vetë Basha mund t’i kishte tërhequr ndonjë vërejtje, por në këto momente askush se ka mendjen tek duhani por tek vota, përjashtuar paparacët, të cilët janë të vëmendshëm në çdo kohë. Në tavolinë kanë pasur edhe "Redbull", për të rimarrë energji nga lodhja në fushatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039608955383301
array(1) { ["section"]=> string(54) "kryebashikaku-i-krujes-e-ndez-ne-prani-te-bashes-13896" }