Kryebashkiaku i Fierit qull në djersë dhe sigurisht...jo nga puna e madhe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:43 02-08-2016 Kryebashkiaku i Fierit qull në djersë dhe sigurisht...jo nga puna e madhe

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi është shfaqur qull në djersë në një takim me banorët e zonës. Dhe sigurisht, jo aq nga puna e madhe sesa nga kilet e tepërta. Bluza e Subashit duket “harta-harta” dhe kjo nuk është aspak etike, estetike por edhe higjienike.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për një funksionar publik që është gjithnjë në kontakt me sytë e njerëzve dhe kamerave. Ndërkaq, nga ana e Bashkisë së Fierit, gjithë këtë djersë të kryebashkiakut e “argumentojnë” përmes këtij njoftimi:

“Bashkia Fier ka nisur një fushatë informuese mbi procesin e certifikimit të tokave bujqësore në të gjitha Njësitë Administrative . Një premtim elektoral i kryetarit të bashkisë Fier zotit Armando Subashi, i cili është i obliguar maksimalisht për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë këtij ngërci që ka mbërthyer prej 25 vjetësh shqiptarët. Gjatë muajit gusht të gjithë fermerët do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me njëri - tjetrin dhe në mirëkuptim, të vendosin bashkarisht kufijtë e pronave, për t'i paraprirë fotografimit ajror që do të kryhet në fillim të muajit shtator, nga një agjensi e specializuar. Kjo nismë e ndërmarrë nga vet bashkia Fier është mirëpritur më së shumti nga fermerët. I gjithë procesi do të zhvillohet me stafin dhe fondet e bashkisë Fier, duke eleminuar jo vetëm procedurat e gjata burokratike dhe pagesat e pafundme për posedimin e një prone të tyre, por dhe duke kthyer shpresën e humbur mbi pronën te të gjithë shqiptarët. Ky proces do të eleminojë përfundimisht konfliktet e pronësisë të hasura rëndom në shoqërinë shqiptare. Duke qenë një proces masiv dhe regjistrim kolektiv (I gjithë fshati në një kohë) do të bëjë të mundur që të eleminohen mbivendosjet dhe do të sigurojë lirimin e rrugëve nëpër parcela të zaptuara padrejtësisht. Mbi të gjitha ky proces do i bëjë shqiptarët pronarë legjitim të tokave bujqësore pas 25 vjet sorollatjesh dhe zhgënjimesh.

Fshati Plyk (Njësia Administrative Portëz) ishte fshati i parë ku u implementua dy muaj më parë ky projekt, në atë kohë pilot dhe sot fermerët e kësaj zone janë në pritje të marrjes së certifikatave të pronësisë. Pas suksesit të projektit në Plyk, sot ai është shtrirë në 10 fshatra të tjerë, të shpërndara në të 9 -të Njësitë Administrative të Bashkisë Fier, për të vijuar më pas në gjithë territorin e Bashkisë Fier”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029036998748779
array(1) { ["section"]=> string(77) "kryebashkiaku-i-fierit-qull-ne-djerse-dhe-sigurisht-jo-nga-puna-e-madhe-48488" }