Kryebashkiaku i Hasit kërkon të shpallë “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekun, ish-deputetin që qëlloi me tre plumba Azem Hajdarin

Publikuar tek: politike, më 00:20 14-06-2018 Kryebashkiaku i Hasit kërkon të shpallë “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekun, ish-deputetin që qëlloi me tre plumba Azem Hajdarin

Adem Lala, kryebashkiaku i Hasit ka propozuar të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” ish-deputeti i ndjerë socialist Gafur Mazreku.

Newsbomb.al siguron ekskluzivisht projekt-vendimin e propozimit për Këshillin Bashkiak të Hasit të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë për shpalljen “Qytetar Nderi” i Hasit ish-deputeti dhe ish kryetari i Parisë Socialiste në këtë qytet Gafur Mazreku me motivacionin “PERSONALITET INTELEKTUAL PËR KONTRIBUTIN E PASHOQ NË PUSHTETIN VENDOR”.

Mazreku qëlloi me armë deputetin e ndjerë Azem Hajdari në 18 shtator të vitit 1997 brenda Parlamentit të Shqipërisë. Pas një konflikti që degjeneroi në fyerje, Mazreku nxori armën dhe qëlloi me tre plumba Hajdarin në korridoret e Kuvendit duke e plagosur rëndë. Hajdari i mbijetoi atentatit të Mazrekut.

Partia Socialiste në atë kohë u distancua nga ngjarja dhe kërkoi dënimin e deputetit të saj. Mazreku u dënua me 11 vite burg, por kreu vetëm 5 pasi përfitoi nga amnistia. Jo shumë kohë pasi u lirua nga burgu, Mazreku ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. /Newsbomb.al

sdgfwergw34g3gt.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parku i Butrintit me koncecion? Ministri: As nuk do ta mendoja
Ndarja nga jeta e ish-kreut të PD, reagon Lulzim Basha: Djemtë e tyre të ndihen krenarë »
Article Logic
Execution time: 0.0046229362487793
array(1) { ["section"]=> string(127) "kryebashkiaku-i-hasit-kerkon-te-shpalle-qytetar-nderi-gafur-mazrekun-ish-deputetin-qe-qelloi-me-tre-plumba-azem-hajdarin-124296" }