Kryebashkiaku i Kukësit falenderon qytetarët: Ju që nuk më votuat i dhatë kuptim demokracisë së votës

Publikuar tek: politike, më 08:58 24-06-2015 Kryebashkiaku i Kukësit falenderon qytetarët: Ju që nuk më votuat  i dhatë  kuptim demokracisë së votës Bashkim Shehu

Kryebashkiaku i zgjedhur i Kukësit, Bashkim Shehu ka falenderuar të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e votimeve me votën pro ose kundër tij. Sipas Shehut puna që bëhet më pas tregon vlerën e fitores ndaj i ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë për  vijimin e punës në këtë qytet.

“Fjala më e vështirë për mua, si kryebashkiak i qytetit të Kukësit është ky falenderim. E para shenjë e fitores sonë eshte vrasja e frikes. Frika se qyteti do rrënohej më shumë, u vra. Ju meritoni më shumë nga keto fjale të thjeshta mirenjohje. Meritoni respekt dhe unë ju falenderoj shumë për si më mësuat te respektoj zgjedhjen tuaj.Meritoni vëmendje ndaj çdo problemi që është i shtëpisë, lagjes, apo gjithë komunitetit dhe une ju falenderoj për vëmendjen me të cilën ndoqët alternativat e mia gjatë fushatës.

Ju falenderoj juve, të gjithë atyre që nuk më votuan, sepse i dhatë kuptim demokracisë së votes, unë ju premtoj se këtë demokraci do ta kem në bazë të punës sime, duke ju trajtuar si qytetarë me po ato të drejta si edhe çdokush tjetër që i besoi votën Partisë Demokratike dhe kandidaturës sime. Pa ju unë nuk do të kem sukses në punen time. Të gjithë sëbashku le të punojme për Kukësin me po atë pasion që kemi për familjen tonë.Falenderoj Partine Demokratike që me besoi, stafin e fushatës qe nuk u lodh asnjë orë e ditë, falenderoj familjen time që me dha një ndihmë e kurajë te madhe në këtë çast historik të qytetit. Ju jam mirënjohës. Këtë e kam marrë nga gjithë mirënjohja e besimi juaj.Falemnderit! Le ti futemi punës, sepse tëfitosh nuk është gjithçka. Tani fillon vlera e saj. Të gjithë se bashku!”, shkruan kryebashkiaku Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro nxiton të urojë Ademin, e para nga ministret që i premton bashkëpunim
Shkodra dhe Malësia e Madhe, ende pa u mbyllur zyrtarisht numërimi. Kryeson Ademi dhe Marinaj »
Article Logic
Execution time: 0.0041511058807373
array(1) { ["section"]=> string(106) "kryebashkiaku-i-kukesit-falenderon-qytetaret-ju-qe-nuk-me-votuat-i-dhate-kuptim-demokracise-se-votes-14514" }