Kryebashkiaku i Kukësit Halilaj: PD më ofroi mbështetje në kuriz të qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 11:15 30-03-2015 Kryebashkiaku i Kukësit Halilaj: PD më ofroi mbështetje në kuriz të qytetarëve

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj, ka reaguar pas deklarataved të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë protestës së PD në Kukës ku tha se Halilaj është një kryebashkiak në ikje dhe se është shembulli i atyre që gjejnë shpëtim në strehën e fundit të maskarenjve, siç e quajti ai LSI-në e Ilir Metës, ky i fundit iu përgjigj se ai është larguar nga PD, pasi nuk zgjidhi asnjë problem për Kukësin.

“Basha i tronditur nga sondazhet. Në kohën e PD kam qenë kryetari më i suksesshëm. Tani jam krenar që jam me LSI, Basha e di pse kam ikur nga PD, e cila më ofroi mbështetje me kushte. Donin mbështetje për ujësjellësin në kurriz të qytetarëve”, tha Halilaj.

“Basha të informohet, nuk kam kërkuar strehë askund. PD nuk ka zgjidhur asnjë problem. Meta ka qenë dhe është për qytetarët. Nuk jam ‘kërmill’ që iu ngjitem të tjerëve si Basha”, tha kreu i Bashkisë Kukës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëzohet propozimi Doda-Idrizi për hapjen e dosjeve
Meta: Rritja e cilësisë së produkteve ushqimore, rrugë drejt BE-së »
Article Logic
Execution time: 0.032339811325073
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryebashkiaku-i-kukesit-halilaj-pd-me-ofroi-mbeshtetje-ne-kuriz-te-qytetareve-7332" }