Kryebashkiaku i PD falenderon Ramën: Ishim për darkë, më 27 janar do jem në protestë! Kryeministri: Mbrëmë isha esëll

Publikuar tek: politike, më 11:25 13-01-2018 Kryebashkiaku i PD falenderon Ramën: Ishim për darkë, më 27 janar do jem në protestë! Kryeministri: Mbrëmë isha esëll

Kryebashkiaku i PD në Lezhë Fran Frrokaj, ka marrë fjalën sot në takimin e Ramës me ministrat në Shëngjin duke e falenderuar kryeministrin për reformën e ujit.

Megjithatë Frrokaj tha se do jetë me partinë e tij në protestën e 27 janarit. Kryebashkiaku i kërkoi kryeministrit Rama një shtatore të Skënderbeut në kuadër të shpalljes së Vitit të Heroit Kombëtar. Shtatorja pritet të vendoset në qendër të qytetit të Lezhës.

Rama: Unë e falënderoj kryetarin e Bashkisë për të gjithë bashkëpunimin. Nuk e falënderoj për protestën që e organizoi me ata. Është një shaka që e filloi dje. Se sa gisht kishte në protestën e djeshme. E falënderoj për ato detaje njohëse në aspektin e terrenit që nuk i kishim boll të qarta. Do ta bëjmë atë rrugë. Ne e kishim në planin 4-vjeçar. Unë dje i thashë këtyre gazetarëve brenda mandatit por besoj do bëhet më shpejt sepse është diçka që mund të bëhet më shpejt dhe me një kosto më të ulët se sa ajo që parashikonim për lidhjen e bregdetit

Frrokaj: Isha mbrëmë në një darkë me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ishte darka e gabuar dhe isha në vendin e duhur në kohën e duhur.  Është kryeministri i vendit tim. Darkat kanë gjithmonë një dozë ekstaze më shumë. Më vjen mirë që e pranoi që Lezha ka nevojë për shumë investime. Sa i takon reformës, unë jam partizan i reformave, është mirë që natyra humane të mbizotërojë në punën tonë, të jemi korrekt me ligjin, unë du t’ju falenderoj s’kam gjë për të shtuar, lista e kërkesave që kam unë është e jashtëzakonshme por ky është një investim i mbarë në marrëdhënien tonë, por në protestë unë do jem më 27 me partinë time. Për protetestën në Torovicë unë i falënderova ata banorë, mbase kisha forcë ta ndaloja por nuk kisha arsye. Sepse edhe nga biseda që patëm gjatë darkës, ju u bindët që kishin të drejtë.

Rama: Rrofsh kryetar, unë dje do i përqafoja por ata për herë të parë e bënë  një protestë pas 8 vitesh. S’ishin ngritur deri tani. Ajo që ka rëndësi, është që unë isha esëll, ujë piva mbrëmë dhe i mbaj mend të gjitha ato që thamë gjatë darkës edhe pse nuk kam marrë shënime. Sa i takon shkollës për shkak të katër ditëve 11 e 15 shtator që duhet me fillu shkolla, pronotimet e turistëve vendas bien në mënyrë drastike që do na bënim të fitonin një 15 ditësh turistik po qe se shkolla fillon me 15 shtator se e kemi diskutu disa herë këtë, e ndjejmë këtë humbje të evitueshme për shkak të një 15 ditëshi, duhet ta shohim këtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përçarja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi plas ‘bombën’ kundër Ben Blushit
Vettingu në Policinë e Shtetit, Basha: Është si t’i varësh… »
Article Logic
Execution time: 0.021291971206665
array(1) { ["section"]=> string(120) "kryebashkiaku-i-pd-falenderon-ramen-ishim-per-darke-me-27-janar-do-jem-ne-proteste-kryeministri-mbreme-isha-esell-106412" }