Kryebashkiaku i Pogradecit, në asnjë foto të albumit të Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:10 31-01-2015 Kryebashkiaku i Pogradecit, në asnjë foto të albumit të Ramës Nje nga fotot e hedhura nga kryeministri Rama ne ndalesen e tij ne Pogradec

E ka vendosur kryeministri Edi Rama të mos e kandidojë në postin e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbin? Kjo nuk dihet me siguri, edhe pse lajmi duket se në disa media ka qarkulluar si i tillë. Ajo që dihet, është se në albumin fotografik të vetin në facebook, deri në orën 17.00 të ditës së sotme, Edi Rama nuk hodhi asnjë foto me kryebashkiakun Shkëmbi. Aty gjen foto me Niko Peleshin, me deputetet, me kamiona, me punëtorë, me qytetarë që e përqafojnë nën shi, foto panoramike të liqenit të pogredecit; aty gjen Sajmir Tahirin dhe uniforma blu të policisë së shtetit, por nuk duket të ketë asnjë foto me Artan Shkëmbin. Nga facebook mund të lindë vetëm pyetja: ta ketë vendosur vallë rama moskandidimin e tij? 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021134853363037
array(1) { ["section"]=> string(65) "kryebashkiaku-i-pogradecit-ne-asnje-foto-te-albumit-te-rames-2024" }