Kryebashkiaku i Shkodrës, ja kush janë tre zonjat që përfliten

Publikuar tek: politike, më 20:42 17-02-2015 Kryebashkiaku i Shkodrës, ja kush janë tre zonjat që përfliten Tre kandidatet e perfolura per Shkodren (nga e majta ne te djathte) Voltana Ademi, PD; Keti Bazhdari, PS; Belma Çela, LSI

Në Shkodër duket sikur po ravijëzohen kandidaturat që do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore të qershorit të këtij viti. Zyrtarët brenda kampeve politike janë duke testuar kandidaturat në bazë dhe emrat që hedhin duket se kanë shumë peshë.

Shkodra ka qenë gjithmonë një bastion i të djathtës, por duket se për kryebashkiakun aktual, këto janë muajt e tij të fundit në detyrë. Në strukturat e PD në bazë, duket se emri i përjetshëm i Shkodrës, për të vendosur se ç’ndodh në këtë qytet, pra ai i Jozefina Topallit, është zëvendësuar me deputeten pedagoge Voltana Ademi. E zgjedhur deputete në këtë qark, njihet për mbështetje të gjerë në radhët e demokratëve, por edhe në qarqet intelektuale të Shkodrës. Duket se Voltana Ademi është kandidatura më e afërt për të kandiduar në zgjedhjet vendore.

Kampi socialist pritet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Duket se do të ketë një rivalitet me PS dhe LSI se kush do të jetë kandidatura që do të përfaqësojë zgjedhjet e ardhshme. Por strukturat lokale flasin se ajo do të jetë një zonjë. Kohët e fundit, në selinë e PS po qarkullon gjithmonë e më shumë emri i Keti Bazhdarit, që është zgjedhur në strukturat drejtuese të PS më herët, por që pas një “përplasje” jo publike me deputetin e PS Tom Doshi, u tërhoq disi. Zonja biznesmene e Shkodrës, nga një familje e njohur me traditë, rikthehet sërish në lojë.

Nuk është vetëm ajo. Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet në ambiente të mbyllura se Shkodra nuk mund të jetë një bastion i PS pasi votuesit nuk mund të shkojnë menjëherë nga e djathta ekstreme, drejt të majtës ekstreme. Një emër me njohje të gjerë në Shkodër, është duke u përfolur nga LSI. Eshtë Belma Çela, e njohur në këtë qytet si një biznesmene e suksesshme, është një tjetër emër që përflitet nga maxhoranca aktuale. Bashkëshortja e deputetit të LSI Agron Çela, duket se nuk është pa shance në këtë garë. Njihet si menaxhere e shkëlqyer dhe organizatore e shumë punëve, por, shumëkush e njeh edhe për instiktin e mprehtë. Vetë zonja Çela nuk është shprehur për një gjë të tillë, por “thashethemet” në Shkodrën e vogël, bëhen gjithmonë e më të shumta edhe për këtë kandidaturë.

Dhe loja në Shkodër është e hapur dhe e nxehtë. Për herë të parë, janë tre gra që luftojnë për postin e kryebashkiakut. Shkodranët, që tani, janë duke bërë kalkulimet sesi do jetë gara. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri belg Reynders takohet me Metën, Ramën dhe Bashën
Kush është Vullneti, kandidati i pavarur që do konkurojë Keti Bazhdarin në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.064519882202148
array(1) { ["section"]=> string(66) "kryebashkiaku-i-shkodres-ja-kush-jane-tre-zonjat-qe-perfliten-3680" }