Kryebashkiaku Kapri konsulton paketën fiskale në Pogradec, si ulen taksat për biznesin

Publikuar tek: ekonomi, më 17:38 23-01-2016 Kryebashkiaku Kapri konsulton paketën fiskale në Pogradec, si ulen taksat për biznesin

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri nisi konsultimet me grupet e interesit në këtë bashki për paketën fiskale 2016 e cila pritet të dorëzohet për miratim në Këshillin Bashkiak. Kapri zhvilloi disa tryeza me përfaqësues të ndryshëm të biznesit por edhe të kategorisë së familjareve mbi propozimet e reja të taksave në Bashkinë e Pogradecit. Përfaqësues të të gjitha kategorive të biznesit kanë dhënë sygjerimet e tyre për këtë paketë fiskale të cilat do të reflektohen në propozimin e Bashkisë. “Kemi premtuar në fushatë që taksat bashkiake do të ulen”, tha Kapri në takimin e organizuar sot me qindra biznesmesë.

Kështu, disa prej taksave kryesore do të ulen ndjeshëm për biznesin për të lënë më shumë të ardhura për ta. Taksa e ndërtesës për tregti e shërbime do të ulet në 260 lekë nga 300 që ishte. Tarifa e pastrimit për bizneset e bar-kafe do të ulet me 20 %, nga 12 500 lekë në 10 000 lekë. Kjo taksë do të ulet edhe për biznese prodhuese në territorin e bashkisë në të njëjtën masë që  përkasin territorit A.

Nga ulja e taksave do të përfitojnë edhe bizneset që operon në fushën turistike në Pogradec. Taksa janë të ndara në zona të caktuara si zona A dhe B. Në zonën B taksa e pastrimit do të ulet mbi 20 % për hotelet dhe akoma më shumë për bar-kafenetë. Të njëjtën ulje do të ketë taksa e gjelbërimit deri në masën 30 %. Ulja e taksave do të përfshijë edhe taksën e ndiçimit dhe të transportit apo edhe hapjen e bizneseve të reja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022201061248779
array(1) { ["section"]=> string(91) "kryebashkiaku-kapri-konsulton-paketen-fiskale-ne-pogradec-si-ulen-taksat-per-biznesin-30767" }