Kryebashkiaku Shehu kërkon dorëheqjen e Gjicit nga kreu i K.F Kukësit

Publikuar tek: sport, më 21:58 20-08-2015 Kryebashkiaku Shehu kërkon dorëheqjen e Gjicit nga kreu i K.F Kukësit

Skandal me kontratat e futbollistëve te klubi i Kukësit. Këtë e denoncon kryebashkiaku Bashkim Shehu, i cili paralajmëron se do të padisë drejtuesit aktualë të klubit në Prokurori.

“Në klubin e Kukësit ka evazion fiskal. Ka lojtarë që marrin nga 50 mijë euro dhe në kontrata thuhet 250 mijë lekë. Kështu është shkruar edhe për Pero Pejiçin. E gjithë skuadra e Kukësit është e paligjshme, sepse letrat nuk ekzistojnë. Ne do ta padisim në Prokurori klubin për falsifikime”, ka thënë Shehu për PanoramaSport.

Kryebashkiaku ka kërkuar dorëheqjen e administratorit të klubit të Kukësit, Safet Gjici, ndërsa në lidhje me akuzat për mbylljen e stadiumit, Shehu përgjigjet: “Unë kam mbyllur stadiumin?! Po përderisa klubi e konsideron bashkinë aksioner të vogël, si ka mundësi që tashmë thotë ‘na kanë mbyllur stadiumin’?! Zoti Gjici duhet ta kuptojë një herë e mirë: ai duhet të pranojë që bashkia është 100% aksionere”.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme është njoftuar se bashkia dhe klubi i Kukësit kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje dhe skuadra verilindore do i luaj ndeshjet e Superligës në shtëpinë e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biznesmeni koreano-jugor i interesuar për klubin e Vllaznisë
Superliga/ Përfundojnë ndeshjet e javës së parë, nuk zhgënjejnë Tirana dhe Kukësi »
Article Logic
Execution time: 0.018735885620117
array(1) { ["section"]=> string(75) "kryebashkiaku-shehu-kerkon-doreheqjen-e-gjicit-nga-kreu-i-k-f-kukesit-18836" }