Kryediplomati serb përgjigje Ramës: S’do lejojmë sindromën e dronit

Publikuar tek: politike, më 20:13 25-03-2015 Kryediplomati serb përgjigje Ramës: S’do lejojmë sindromën e dronit Kryeministri serb Vuçiç dhe kryeministri Rama gjate vizites se shefit te qeverise shqiptare ne Beograd

Nga Prishtina sot, ministri i Jashtëm Serb Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për deklaratat e bëra nga ky i fundit në Tiranë gjatë mbledhjes së dy qeverive, kur tha se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në Bashkimin Evropian. 

“Deklarata e Ramës për bashkim Kombëtar të Shqiptarëve është bërë në kuadër të fushatës parazgjedhore, për konsum të brendshëm. Çdo kryeminstër mund të thotë se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian.

Por ne nuk do të lejojmë “sindromën e dronit” kur është fjala për çështje të tilla të rëndësishme vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, përkatësisht nuk duhet të kemi një hap përpara dhe dy hapa pas” deklaroi Daçiç.

Komentet e kreut të diplomacisë serbe u bënë sot në Prishtinë në takimin që pati me gazetarët serbë, sikurse kishte kërkuar, pas samitit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar aty.

Tre ditë më parë Edi Rama deklaroi nga Tirana se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen drejt BE, dhe kritikoi skeptikët e BE për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri shqiptar e cilësoi këtë si një “turp” nga ana e BE. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti vendos 80 deputetë “pro” arrestimit të Doshit. Pro arrestimit edhe për Frrokun
Shpërthimet/ Meta: Mbështetje Tahirit, politika t’i dënojë njëzëri »
Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816
array(1) { ["section"]=> string(71) "kryediplomati-serb-pergjigje-rames-s-do-lejojme-sindromen-e-dronit-6952" }