Kryemadhi: Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës

Publikuar tek: politike, më 16:50 06-01-2019 Kryemadhi: Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, ku ndër të tjera ka folur për protestën e studentëve.

Sipas saj, studentët ishin ata që nxorrën fytyrën e vërtetë të Ramës në Vlorë. Ajo gjithashtu i bëri thirrje atyre të bashkohen sërishb nesër pa dalllim partie, krahine apo ideje.

‘çdo ditë e më shumë ne dëgjojmë mënyrën se si Edi Rama vjedh qytetarët. Po të shohim studentët e kuptojmë, unë kam qenë vetë student.  Nuk ka ndjenjë më të keqe se sa të shohësh prindërit që nuk kanë mundësi të arsimojnë fëmijët e tyrë.

Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim  mund t’ia arrijnë. Demaskimim më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës.

Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve. Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli. Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët

Ju bëj thirrje të çlironi Shqipërinë , kudo ku jeni pa dallim partie , feje, mblidhuni nesër në protestë. Këtë e kam thënë edhe në Elbasan, po e them sërish këtu’, tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama riktheu Ministrinë për marrëdhënie me Kuvendin, ironizon Manjani: Post qesharak
Debati për dy ministrat nga Kosova, Shkreli: I turpshëm shqiptarisht, i pështirë »
Article Logic
Execution time: 0.0045938491821289
array(1) { ["section"]=> string(71) "kryemadhi-demaskimin-me-te-madh-rames-ia-bene-studentet-e-vlores-147724" }