Kryemadhi: Fitorja e garantuar në Mirditë

Publikuar tek: politike, më 09:16 19-05-2015 Kryemadhi: Fitorja e garantuar në Mirditë

Monika Kryemadhi është shfaqur për herë të parë në fushatë në Mirditë, ku është prezantuar kandidati i ASHE që garon në zgjedhjet e 21 qershorit.

"Ne politika duhet ta mbajmë fajlën me ju , fitorja e garantuar e Ndrec Dedës në Mirditë është e garantuar" , deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se kandidati Ndrec Deda është bashkëpunëtor i saj, ndaj edhe fitorja në bashkinë e Mirditës është e garantuar.

I pranishëm në prezantim ishte edhe kryeministri Edi Rama , i cili ka vijuar kritikat ndaj kryebashkiakut Basha për të cilin tha se “hyri e doli si kastravec nga Bashkia”.

Rama ka përdorur vargjet e Çajupit për të ironizuar burrat duke thënë:"Burrat nën hije lozin kuvedojnë, burrat sot në Facebook s'kam bukë, s'kam bukë".

Ndërsa kreu aktual i Bashkisë ka kërkuar që pasuesi i tij të bëjë më shumë për rrugët, kanalet e vaditjes dhe menaxhimin e pyjeve. Ai i ka kërkuar kryeministrit të që sa më shpejt edhe në Mirditë të ndërtohet Gjykata dhe Prokuroria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari ngatërron pyetjen, Rama : Për ty punon baba, xhelin e ke në rregull
Ben Blushi shkon në Kumanovë: Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.16248488426208
array(1) { ["section"]=> string(46) "kryemadhi-fitorja-e-garantuar-ne-mirdite-11466" }