Kryemadhi flet për protestën e djeshme: Marshim historik, çfarë synon BETEJA e LSI dhe opozita

Publikuar tek: politike, më 18:12 26-05-2019 Kryemadhi flet për protestën e djeshme: Marshim historik, çfarë synon BETEJA e LSI dhe opozita Foto nga protesta e djeshme

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për protestën e mbrëmshme, ku militantët e opozitës marshuan paqësisht në rrugët e Tiranës.

Kryemadhi shprehet e vendosur për ta vazhduar deri në fund betejën e tyre, për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

'Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër', shkruan kryetarja e LSI në Facebook.

Reagimi i plotë:

Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!

Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!

Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarte dhe në mundësi.

Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër.

Dita e ndryshimit po afron, e bashkë me të dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me punën dhe forcën e vetë qytetarëve të saj!

61108944_2136182216494509_633512065616576512_n.jpg

60993352_2136182389827825_560710772221542400_o.jpg

60948781_2136193489826715_3651788770828615680_o.jpg

61059553_2136182906494440_7000822535298220032_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049259901046753
array(1) { ["section"]=> string(99) "kryemadhi-flet-per-protesten-e-djeshme-marshim-historik-cfare-synon-beteja-e-lsi-dhe-opozita-165780" }