Kryemadhi: Këshilli Bashkiak të punojnë për zgjidhjen e halleve të banorëve

Publikuar tek: politike, më 17:06 08-06-2015 Kryemadhi: Këshilli Bashkiak të punojnë për zgjidhjen e halleve të banorëve

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me gratë e Farkës, Lundrës dhe Bërzhitës. Në këto takime Kryemadhi ishte e shoqëruar edhe nga kandidatet e LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjatë bashkëbisedimit me gratë e këtyre fshatrave të Tiranës, Kryemadhi, theksoi se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet të punojnë për të zgjidhur problemet e banorëve të këtyre zonave në mënyrë që të garantohet më shumë punësim dhe mirëqenie për ata.

“Që të ushtrojnë në Këshillin bashkiak të Tiranës për hallet dhe problemet, jo vetëm të grave dhe të vajzave të Krrabës, të Bërzhitës, të Petrelës, të Mulletit, por të punojnë për të gjitha hallet e banorëve të këtyre zonave”, - tha Kryemadhi.

Duke folur për rolin që ka Këshilli Bashkiak i Tiranës, Kryemadhi tha se politikat e këtij organi të pushtetit vendor garantojnë një zgjidhje të problemeve të banorëve.

“Politikat të na krijojnë mundësitë që hallet tona të jenë më pak të dhimbshme, që problemet tona të jenë më pak të vogla, që e gjithë jeta jonë të jetë më e kollajshme për të ecur më shpejt dhe për të pasur një jetë më të mirë në familje, për të pasur mundësi punësimi dhe për të pasur më shumë angazhime e të gjithë të rinjve dhe të rejave, jo vetëm në politikë, por të pasur mundësi për të pasur një jetë më të mirë brenda në fshatin tonë, në komunën tonë dhe në qytetin tonë”, - tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i LGBT/ Anëtarët e komunitetit LGBT zgjedhin Erion Veliajn si kryebashkiak
PDIU mbetet pa numërues, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për numëruesin e 4-t »
Article Logic
Execution time: 0.016339063644409
array(1) { ["section"]=> string(80) "kryemadhi-keshilli-bashkiak-te-punojne-per-zgjidhjen-e-halleve-te-banoreve-13012" }