Kryemadhi: Kriminelët në makinat e PD, Bumçi lëviz me makinë të vjedhur në Lezhë

Publikuar tek: politike, më 06:25 20-06-2015 Kryemadhi: Kriminelët në makinat e PD, Bumçi lëviz me makinë të vjedhur në Lezhë Monika Kryemadhi në fushatë

Monika Kryemadhi akuzon Partinë Demokratike dhe Aldo Bumçin për të shtënat me armë në Shënkoll të Lezhës. Sipas Kryemadhit, të shtënat kanë ardhur nga makina e Aldo Bumçit.

“Më vjen keq për banalitetin e PD-së dhe denoncoj këtë akt të shëmtuar. Kriminelët fshihen në makinat e deputetëve të PD, të cilat janë kthyer në magazine armësh. Aldo Bumçi lëviz me makinën e tij të vjedhur në qytetin e Lezhës. PD po e kthen dëshpërimin e vet në inat, pasi ka humbur betejën me demokratët e vet. PD nuk mund të marrë votën e shqiptarëve me kërcënime’’, tha Kryemadhi për Neës24.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Bumçi duke thënë se është i skandalizuar dhe I hedh poshtë me neveri shpifjet.

“Jam i skandalizuar. S’kam fjalë për të shprehur neverinë nga deklarata që kam dëgjuar. I hedh poshtë me neveri këto shpifje. Askush në Shqipëri nuk e beson se nga makina e Aldo Bumçit të kenë dalë, armë dhe lekë. I kërkoj policisë që të konfirmojë ngjarjen gjë që nuk ka ndodhur ende. Uroj që kjo farsë të mos përdoret si alibi për të përligjur terror mbi demokratët dy ditë para zgjedhjeve”, tha Bumçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S'e kuptoj qendrimin e policisë
Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët drejt kutive të votimit »
Article Logic
Execution time: 0.022841930389404
array(1) { ["section"]=> string(84) "kryemadhi-kriminelet-ne-makinat-e-pd-bumci-leviz-me-makine-te-vjedhur-ne-lezhe-14059" }