Kryemadhi mbron Frrokajn: Arrestimi i tij, pastrim territori për zgjedhjet lokale

Publikuar tek: barometri, më 09:08 20-03-2018 Kryemadhi mbron Frrokajn: Arrestimi i tij, pastrim territori për zgjedhjet lokale

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në debat e sipër për çështjen e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka deklaruar se shoqërimi i tij në komisariat ishte selektiv.

Kryemadhi ka shtuar se arrestimet në Lezhë nuk janë për çështje korrupsioni, por është një pastrim territori për zgjedhjen lokale të vitit të ardhshëm.

“Nëse arrestimet e fundit do të jenë arrestime selektive, domethënë të një kahëshme, sigurisht që kjo e vë jashtëzakonisht në dilemë. Çështja e Lezhës nuk është çështje korrupsioni, është çështje pastrim territori për zgjedhjet lokale. Drejtësia e munguar për shqiptarët do të jetë një drejtësi që do të vonojë, por do të vijë një ditë. Sigurisht kostoja më e madhe nuk do të jetë e politikës, por për kamxhikun që ka mbajtur në dorë politika, siç janë në këtë rast disa segmente të drejtësisë shqiptare.”- ka thënë Kryemadhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016633033752441
array(1) { ["section"]=> string(86) "kryemadhi-mbron-frrokajn-arrestimi-i-tij-pastrim-territori-per-zgjedhjet-lokale-113846" }