Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët sistemin e oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 21:07 07-07-2017 Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët sistemin e oligarkëve

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në Facebook, kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, paralajmëron kryeministrin Edi Rama, se së bashku me shqiptarët, do shkulë nga rrënjët sistemin e oligarkëve që sot drejton vendin.

Mesazhi i Kryemadhit ne FB:

Mirëmbrëma!

Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e bashkisë së Elbasanit.Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI.

Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0028538703918457
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryemadhi-paralajmeron-ramen-do-te-shkulim-nga-rrenjet-sistemin-e-oligarkeve-85412" }