Fill pasi kanë bërë nderimet Presidenti i Shtetit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët ishin bashkë në këtë ceremoni te Varrezat e Dëshmorëve, për të bërë nderimet e saj ka shkuar edhe Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI ka preferuar mos t’i bashkohet Metës e Ramës por të shkojë veçmas me grupin e saj të LSI të nderojë të rënët.
E shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili dhe nga disa deputetë të tjerë të partisë së saj, Kryemadhi ka vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorëve.