Kryemadhi: Rama rrezikon 3-7 vjet burg, koha që marku të tregojë veten

Publikuar tek: barometri, më 08:22 10-01-2018 Kryemadhi: Rama rrezikon 3-7 vjet burg, koha që marku të tregojë veten

Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi ka deklaruar në News 24 se Edi Rama rrezikon 3- 7 vjet burg për deklaratën e bërë gjatë fushatës elektorale ku nxiti policinë e shtetit që pas orarit të punës të dilnin e të mblidhnin votat.

“Kemi dorëzuar tashmë një akt-padi në Prokurori për zgjedhjet e 2017-ës, kur Rama i bëri thirrje policisë për t’u përfshirë në fushatë në këmbin të kapeles së policit. E kemi dorëzuar që në kohën e zotit Llalla dhe u interesuam të dinim ç’është bërë.

Sipas ligjit Rama rrezikon 3-7 vjet burg. Kërkoi falje po kjo është sikur dikush të vret e pastaj të thotë më fal. Është koha që zonja Marku t’u tregojë edhe ndërkomëbëtarëve që është e pavarur”, tha Kryemadhi.

E pyetur për heqjen e mandatit të Gledion Rehovicës, deputetit të LSI i prekur nga ligji i dekriminalizimit, kryetarja e LSI u shpreh:

“Ne si LSI e kemi votuar  ligjin e dekriminalizimit, pavarësisht opinioneve të veçanta nuk ka më asnjë vlerë. Rehovica do i drejtohet gjykatave për të pastruar figurën e tij. Mandatin e ka marrë Silva Caka, është e kotë ta diskutojmë këtë vendim pa kthim”.

Për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryemadhi zbuloi se do i dërgojë në emër të LSI edhe një letër komisionerit Hahn.

“Unë do i dërgoj një letër Hahn që negociatat të hapen menjëherë se kështu i mbyllet oksigjeni Edi Ramës, se janë dy procese që nxjerrin jashtë loje Edi Ramën. Ne jemi shumë të kthjellët në agjendën tonë”, u shpreh Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13822102546692
array(1) { ["section"]=> string(75) "kryemadhi-rama-rrezikon-3-7-vjet-burg-koha-qe-marku-te-tregoje-veten-106038" }