Kryemadhi thirrje mjekëve: Gjeni një kurë për pangopshmërinë e Ramës, Meta të shlyejë gabimin

Publikuar tek: barometri, më 07:39 01-07-2018 Kryemadhi thirrje mjekëve: Gjeni një kurë për pangopshmërinë e Ramës, Meta të shlyejë gabimin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur tek çështja e shëmbjes së Tetarit Kombëtar duke u shprehur se ligji i fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda me të cilat po përballet ky vend.

 

“Kryeministri është kthyer në grabitës dhe po grabit edhe vlerat kulturore të shoqërisë shqiptare.U bëj thirrje mjekëve që kanë ngelur këtu, pasi shumë po largohen nga vendi, që të gjejnë një kurë për pangopshmërinë e tij”,  tha kryetarja e LSI-së.

"Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë projektligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t’i bëni pyetje vetë zotit Meta”, u shpreh Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024051904678345
array(1) { ["section"]=> string(98) "kryemadhi-thirrje-mjekeve-gjeni-nje-kure-per-pangopshmerine-e-rames-meta-te-shlyeje-gabimin-126345" }